LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe Anwar Hadid duken sportivë teksa hedhin mbeturinat dhe nisen për në shëtitje

Dua Lipa dhe Anwar Hadid duken sportivë teksa hedhin mbeturinat dhe nisen për në shëtitje

Ajo ka qenë duke shijuar një kohë të gjatë me të dashurin e saj amerikan, Anwar Hadid në vendlindjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa qëndrojnë së bashku në mbylljen e shkaktuar për shkak të COVID-19.

Dhe Dua Lipa, 24 vjeçare, dukej se e prezantoi të dashurin e saj 20-vjeçar me jetën e përditshme në kryeqytetin anglez, pasi ai ishte parë duke dalë nga shtëpia e tyre me qira në veri të Londrës për të hedhur mbeturinat jashtë të martën pasdite.

Vëllai i vogël i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, u pa i veshur me një palë atlete të kuqe dhe të bardha, kombinuar me një bluzë ngjyrë ulliri me kapele, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, këngëtarja e hitit “New Rules”, Dua dukej po ashtu e lezetshme, ndërsa doli jashtë e veshur me një bluzë me shirita, të cilën e kishte kombinuar me një pale xhinse dhe kapele bejsbolli në kokë.

Artistja shqiptare dukej se ishte nisur pa makijazh për në ekskursionin e saj, shoqëruar nga i dashuri i saj.

Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është nën mbyllje për disa javë, bukuroshja zeshkane nuk ka hezituar që here pas here të kalojë kohë jashtë me të dashurin e saj.

Në fund të javës së kaluar, Dua dhe Anwar morën pjesë në një festë te familja e Duas, ku festuan ditëlindjen e 19-të të motrës së saj, Rina.

Dua publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga kjo festë, ku shihej se ia kishte kaluar mjaft mire nën shoqërinë e të dashurit dhe familjarëve të saj.

Në një fjalim të fundit para kombit, Kryeministri Boris Johnson njoftoi se britanikët mund të vizitojnë një gjyshër ose një të dashur dhe këtë mund ta bëjnë vetëm duke qëndruar jashtë shtëpisë së tyre, duke i përshëndetur pranë derës.

Rregulli i distancës sociale thotë se njerëzit, duke përjashtuar ata që jetojnë së bashku, duhet të qëndrojnë dy metra larg nga njerëzit e tjerë në një përpjekje për të trajtuar virusin vdekjeprurës.

Të martën e kaluar, Dua dhe Anwar u fotografuan duke thyer rregullat, teksa së bashku niseshi me veturë për një tjetër vizitë që ata bënë te familja e Duas.

Ajo dhe Anwar kanë jetuar prej muajsh në një shtëpi me qira të rastit, pasi siç bën të ditur vet dyshja, kur ata u kthyen nga turneu i tyre në Australi, e gjetën apartamentin e tyre të përmbysur nga punimet që kishin bërë fqinjët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori