LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa del kundër Donald Trumpit: Ky njeri është një shaka, mos e votoni atë

Dua Lipa del kundër Donald Trumpit: Ky njeri është një shaka, mos e votoni atë
Dua Lipa dhe Donald Trump (Foto: Getty Images/Guliver)

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka reaguar e tmerruar të martën për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bejrut të Libanit.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa imazhe nga shpërthimi, ku shkruante se kishte ngelur zemërthyer nga kjo ngjarje, ndërsa u bënte thirrje të gjithëve për ndihmë.


E njëjta gjithashtu duket të jetë e revoltuar me Presidentin në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Kjo pasi ajo shpërndau në InstaStory një postim, ku citoheshin disa nga deklaratat më qesharake dhe jo-serioze të presidentit gjatë këtyre viteve.

Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?
Lexo po ashtu Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?

Në përshkrimin e fotografisë, Lipa e bëri të qartë se nuk dëshiron më që Donald Trump të zgjidhet president dhe këtë ua kërkoi edhe fansave të saj, veçanërisht atyre amerikanë të cilët pritet të votojnë në muajt në vazhdim për zgjedhjet që do të mbahen në ShBA.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Ky njeri është një shaka, por çfarë ka të re? Votojeni atë të largohet”, shkroi 24-vjeçarja në InstaStory.

Dua përndryshe jo pak herë është përfshirë në politikë, pasi edhe vitin e kaluar ajo kishte dalë hapur kundër partisë së kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson, në zgjedhjet që u mbajtën vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori