LAJMI I FUNDIT:

Drogba: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë, ai është i kompletuar

Drogba: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë, ai është i kompletuar
Didier Drogba dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror, duke i shënuar katër gola në dy ndeshjet e para.

Superylli i Portugalisë ia shënoi tre gola Spanjës në barazimin prej 3-3, në kuadër të xhiros së parë në Grupin B.


Didier Drogba dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, të mërkurën ia siguroi përfaqësueses së tij fitoren me golin e vetëm të shënuar me kokë kundër Marokut.

Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Falë paraqitjeve të tij, 33-vjeçari ka marrë lëvdata nga ish-sulmuesi legjendar i Chelseat, Didier Drogba.

“Mendoj se aktualisht, ai është sulmuesi më i mirë në botë”, është shprehur Drogba për formën e CR7.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

“Ai është i kompletuar: Mund të shënojë me kokë, me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, nga gjuajtja e lirë. Është vazhdimisht në lëvizje”, ka thënë ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Portugalia është e para në Grupin B me katër pikë pas dy ndeshjeve të para grupore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori