LAJMI I FUNDIT:

“Droga e laboratorit të Xibrakës ishte e kryeministrit”, Berisha: Edi dhe Olsi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë

“Droga e laboratorit të Xibrakës ishte e kryeministrit”, Berisha: Edi dhe Olsi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë

Ish kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para simpatizantëve “Në rrugën e shpresës”, ka folur edhe në lidhje me denoncimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, mbi implikimin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

Berisha tha se droga ishte e kryeministrit me të dërguar special vëllanë e tij Olsi Rama, ose ndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.


Ish kryeministri theksoi se Rama dhe vëllai i tij nuk dio të mund t’i shpëtojnë verdiktit të drejtësisë.

“Të dashur miq!

Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.

Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta.

Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.

Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.

Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori