LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka pas fitores së Majlinda Kelmendit: E arta e kombit

Driton Kuka pas fitores së Majlinda Kelmendit: E arta e kombit

Majlinda Kelmendi është kthyer në gara në mënyrën më të mirë siç di kampionia olimpike.

Katër ndeshje, katër fitore dhe të gjitha me ippon. Ajo e fitoi medaljen e artë  në Grand Prix të Tel Avivit.


Këto fitore ia dhanë Majlindës 700 pikë olimpike në rrugën e saj drejt Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.

I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv
Lexo po ashtu I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv

Fitores së xhudistes në finale iu është gëzuar padyshim edhe trajneri i saj, Driton Kuka, i cii e ka quajtur Majlindën ‘e arta e kombit’.

“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar Kuka.

Kelmendin e kanë përcjell disa lëndime, por tanimë ajo është kthyer më e fortë se kurrë dhe e gatshme për lufta. /Telegrafi/