LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi flasin pas rikthimit në ‘folenë’ që prodhoi kampionë olimpikë

Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi flasin pas rikthimit në ‘folenë’ që prodhoi kampionë olimpikë
(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Ta quash shkollë xhudoje është pak, sepse aty jo vetëm që e mësuan këtë sport, por pastaj e dominuan botën përmes tij. Në fakt, çfarë do që të themi për mjeshtrin e rangut botëror, Driton Kuka dhe nxënëset e tij triumfale, është pak, shumë pak në krahasim me atë që I kanë dhënë ata sportit dhe jo vetëm sportit.

Nga kjo palestër e vogël e nga thuajse një lagje e Pejës, njeriu që na hoqi nga fjalori termin “Me rëndësi pjesëmarrja”, prodhoi tri kampione olimpike që jo vetëm se e ngritën emrin e tyre dhe atë të shtetit tonë në nivelet më të larta të sportit botëror, por i shkruan ato me shkronja të arta në historinë e Lojërave Olimpike, evenimentit më të madh sportiv në planet.


Duke folur për mikrofonin e RTV 21, Driton Kuka tregon se çfarë do të thotë për të triumfi historik në Tokio 2020.

“Perceptimi i këtij rezultati do kohë. Medaljen e artë të Rios kam filluar ta shijojë pas 5-6 muajsh, në fillim të duket abstrakte. Tash e di çka më pret sepse duhet kohë ta kuptojmë se çfarë kemi bërë”, deklaroi Driton Kuka.

Olimpiada e Tokios ishte e para edhe për Nora Gjakovën, vajzën e artë që prej vitesh e shohim krahë Majlinda Kelmendit. Kësaj here, ishte radha e saj që të kthehet me një medalje të artë olimpike. E triumfi në finale ishte aq i pabesueshëm për të, sa që për një moment nuk e kuptoi se ishte ajo e arta e kategorisë së saj.

Ekipi i xhudos së bashku me kryeministrin Kurti flasin para mijëra qytetarëve në sheshin "Zahir Pajaziti"
Lexo po ashtu Ekipi i xhudos së bashku me kryeministrin Kurti flasin para mijëra qytetarëve në sheshin "Zahir Pajaziti"

“Për mua kjo është përmbledhje e punës që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Jam shumë e lumtur që më në fund gjithë ky mund i shpërblye në mënyrën më të mirë të mundshme. S’kam menduar asnjëherë që do të vijë kjo ditë, por pavarësisht kësaj kam punuar shumë dhe ja që u shpërbleva me medalje”, u shpreh Nora Gjakova.

Në Olimpiadën e Rio 2016 nuk mori pjesë sepse ishte në kategori të njëjtë me Majlinda Kelmendin. E humbi 10 për qind të peshës së saj për të ndërruar kategorinë dhe në të njëjtën kohë e kapi formën kulminante dhe drejt Tokios fluturoi si numri 1 I botës për kategorinë e saj. Distria Krasniqi është shumë e lumtur që e bëri një gjë të tillë.

“Ka qenë një moment shumë emocionues. Gjatë gjithë ditës jam munduar të mos e mendojë faktin që jam në Olimpiadë, që të kem më pak stres. Pas finales shpërtheva në lot sepse realizova ëndrrën time dhe pastaj e përqafova njeriun më meritor, Driton Kukën”, theksoi Distria Krasniqi.

Që të tre njëzëri e çmojnë dhe falënderojnë për kontributin e jashtëzakonshëm Majlinda Kelmendin, duke thënë që sukseset e kësaj Olimpiade s’do të vinin kurrë pa punën e asaj që quhet mbretëresha e sportit kosovar.

Pas Olimpiadës 2020, për Norën dhe Distrinë do të ketë pushim për pak ditë, por jo edhe për Dritonin, që është i nxënë, si zakonisht, duke punuar e prodhuar kampion të rinj, të cilët një ditë shpresojmë t’i shohim në majat e xhudos botërore, ashtu si Majlindën, Norën e Distrinë.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori