LAJMI I FUNDIT:

Drita triumfon me epërsi minimale përballë Trepçës ’89

Drita triumfon me epërsi minimale përballë Trepçës ’89

Drita e ka mposhtur Trepçë ’89 në kuadër të përballjes që u zhvillua në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi e filloi mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e 2-të me anë të Astrit Fazliut, por në vend ishte portieri Prince Marley.


Mitrovicasit filluan të këndelleshin nga ky ritëm i lartë i lojës së Dritës, duke rrezikuare me anë të Arbnor Mujës (12’) që gjuajti mbi portë.

Por, Kastriot Rexha shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 14-të, pasi goditi traversën nga një harkim i Festim Alidemës.

Bujar Sahabani e Astrit Fazliu bënë ndërhyrje të palejueshme pas vetëm gjysmë ore lojë, duke u ndëshkuar që të dy me kartonë të verdhë.

Rexha e kishte edhe një shans të mirë në minutën e 44-të, pas një gabimi të portierit mysafir, mirëpo Kaqiku e largoi topin afër vijës së portës.

Në pjesën e dytë, Drita ishte më e organizuar dhe kjo pasoi me golin e epërsisë të shënuar nga Haxhimusa, që realizoi në minutën e 59-të nga një aksion i nisur prej Fazliut.

Në minutën e 76-të, Xhevdet Shabani bëri një gjuajtje të fuqishme brenda zonës, mirëpo Prince e priti atë mjaftë mirë.

Dy skuadrat kishin shanse të mira deri në fund, ku veçohet rasti i Haxhimusës që ishte përballë vetëm me portierin mysafir, mirëpo atë e shpërdoroi, duke gjuajtur jashtë.

Me këtë fitore, Drita është ngjitur në vendin e dytë me nëntë pikë, gjersa Trepça ’89 është në të pestin me gjashtë sosh.

Në xhiron e gjashtë, Drita do të jetë nikoqir i rivalit lokal Gjilanit, në derbin e Anamoravës që zhvillohet në këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori