LAJMI I FUNDIT:

Drita e vetme në sytë e Rossonerëve – Suso krucial në kualifikimin e Milanit, në çerekfinale ndaj Interit (Video)

Drita e vetme në sytë e Rossonerëve – Suso krucial në kualifikimin e Milanit, në çerekfinale ndaj Interit (Video)

Milani ka arritur të shënojë fitoren e dytë rresht nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Viktima e radhës ishte Verona në San Siro ku Rossonerët triumfuan me rezultat 3-0.

Ndeshja nisi me një numër të vogël shikuesish prezent në shkallët e stadiumit.


FOTO: Baneri ofendues i tifozëve për Donnaruman
Lexo po ashtu FOTO: Baneri ofendues i tifozëve për Donnaruman

Por, ata pak shikues shkaktuan mjaft telashe, pasi polemizuan duke ofenduar me banerë portierin Gianluigi Donnarumma, i cili besohet të ketë kërkuar largimin nga klubi.

Adriano Galliani në shkallët e stadiumit. Foto: Twitter

Ndeshja filloi dhe këto polemika u harruan shpejt (përkohësisht) dhe për këtë u përkujdes Suso, i cili shënoi pas asistimit të Calabrias.

Një aksion të mirë e kompleton Romagnoli shtatë minuta pas golit të parë (30’), duke realizuar për 2-0.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Verona provoi që me disa raste të kthehet, megjithatë Donnarumma ishte në nivel edhe pse kishte qarë në pushim të pjesës së parë në zhveshtore.

FOTO: Donnarumma qanë pas pjesës së parë
Lexo po ashtu FOTO: Donnarumma qanë pas pjesës së parë

Cutrone në minutën e 55-të pas krosimit të Susos kompletoi performancën e tij fantastike për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Milani kualifikohet në çerekfinale të Coppa Italias dhe takohet me rivalin e përbetuar lokal, Interin që mezi arriti të eliminonte të martën mbrëma Pordenonen, skuadrën që kurrë nuk doli më lart se Serie C.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori