Danny Drinkwater nuk ka arritur të përshtatet te Chelsea pas transferimit nga Leicester City.

Mesfushori anglez ka luajtur pak për klubin londinez dhe tani nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri.

Në anën tjetër Chelsea është duke synuar transferimin e sulmuesit afrikan Wilfried Zaha nga Crystal Palace.

25-vjeçari i pëlqen shumë trajnerit Sarri që ka kërkuar medoemos transferimin e tij në Londër.

Wilfried Zaha i rrethuar nga tre futbollistë të Chelseat edicionin e kaluar. (Getty Images)

Kësisoj Chelsea ka bërë ofertë në drejtim të Crystal Palace prej 15 milionë eurove si dhe ia ka ofruar mesfushorin Drinkwater.

28-vjeçari anglez është dëshirë e Palace dhe besohet se marrëveshja mes palëve është afër.

Zaha ka qenë fantastik edicionin e kaluar me ‘Shqiponjat’, ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi pesë asistime në 29 takime të zhvilluara.

Gjithnjë sipas medieve angleze, kjo marrëveshja mes dy klubeve mund të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/