LAJMI I FUNDIT:

Drenica mposht si mysafir Ferizajn

Drenica mposht si mysafir Ferizajn

Drenica ka arritur t’i marr tri pikë shumë të rëndësishme si mysafir i Ferizajt, duke fituar në fund 1-0.

Të dy skuadrat kishin raste të shumta, por për ta parë golin e parë u desh të pritet koha shtesë.


Ishte Arbios Thaqi që gjuan nga brenda zonës pas një harkimi të Genc Hamitit dhe e dërgon topin drejt rrjetës për 1-0.

Në pjesën e dytë Ferizaj tentoi ta barazojë rezultatin, por nuk kishte sukses.

Në anën tjetër Drenica provoi nga kundërsulmet, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore Drenica kalon në pozitën e gjashtë me tetë pikë, ndërsa Ferizaj me gjashtë pikë është në pozitën e 10-të./ Telegrafi/