Drenica dhe Llapi në kërkim për tu rikthyer te fitoret, formacionet zyrtare

14:"Petrit Miftari
Drenica është nikoqire e Llapit në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat kanë pësuar humbje në dy duelet e tyre të fundit, ku Drenica u mposht nga Gjilani dhe Ballkani.
Në anën tjetër Llapi pësoi nga Ballkani dhe Prishtina dhe kësisoj janë të dyja në kërkim që të rikthehen te fitoret.
Drenica është më komode në mesin e tabelës, teksa Llapi tanimë ndodhet në vendin e parafundit me vetëm tetë pikë.
Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në Podujevë i kishte takuar Drenicës me rezultat minimal 0-1.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Dushi, Tahiri, Elshani, Dumani, Bejta, Mustafa, Doshlaku, Jashari, Zabërgja, Morina.

Nga
Telegrafi
30/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































