LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Zorc: Haaland i lumtur te ne, nuk do të largohet

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Zorc: Haaland i lumtur te ne, nuk do të largohet

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka folur në lidhje me deklarata e Mino Raiolas, që menaxhon sulmuesin Erling Halaand.

Raiola kishte thënë për BBC se ka një maksimum dhjetë klube të gatshme që mund ta marrin talentin 20-vjeçar.


Zorc iu është përgjigj këtyre deklaratave duke thënë se sulmuesi nuk largohet.

“Haaland nuk mund, nuk dëshiron dhe nuk do të ndryshojë klub sepse, nuk ka asnjë vend më të mirë se Borussia për sulmuesin”.

“Fjalët e Raiolas? Nuk më shqetësojnë aspak. Nuk mendoj se bëjnë bujë. Ato ishin deklarata krejtësisht normale. Nuk ka aspak qëllime të këqija”.

“Ne jemi të lumtur që kemi Erlingun këtu. Ai ka shënuar më shumë në ndeshjet e fundit dhe ka treguar vlerat e tij për ne. Ka kontratë me BVB deri në vitin 2024” .

“Mund të them se ne vazhdojmë të mbështetemi tek ai. Gjithashtu mendoj se ai ndihet mirë këtu, në Dortmund”, deklaroi Zorc.

Sipas Zorc edhe nëse Borussia Dortmund nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, lojtari nuk do të largohet.

“Ne supozojmë se, në fund të fundit, do ta arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë dhe çfarëdo që të ndodhë, Erling do të vazhdojë me ne”, nënvizoi ai. /Telegrafi/