LAJMI I FUNDIT:

​Drejtues të burgjeve të Kosovës e Shqipërisë me marrëveshje për shkëmbimin e përvojave

​Drejtues të burgjeve të Kosovës e Shqipërisë me marrëveshje për shkëmbimin e përvojave

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, pritën në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të përbërë nga Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Admir Abrija, Drejtori i Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha, Drejtori Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta dhe Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj.

Gjatë takimit u shkëmbyen idetë dhe përvojat më të mira në shumë fusha, si  në fushën e trajtimit të të burgosurve, fushën e trajnimeve  të stafit , fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi për të dy palët.


Pas takimit vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Operative, Njësinë e Intelegjecës dhe Qendrën e Vleresimit.

U dakorduan edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet.