LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “Idrizovës” për djegien e veturës: Janë veprime tinëzare të frikacakëve

Drejtori i “Idrizovës” për djegien e veturës: Janë veprime tinëzare të frikacakëve

Vetura zyrtare e drejtorit të burgut “Idrizovë” është vetura e shtatë e djegur e një punonjësi në burg gjatë një viti e gjysmë. Veturat e rojeve të sigurisë, komandantëve të reparteve janë djegur, vitin e kaluar në prill është djegur vetura e zëvendësdrejtorit, ndërsa mëngjesin e sotëm edhe drejtorit aktual Zoran Jovanovski. Ai nuk ka asnjë dyshim se zjarri është vënë me qëllim.

“Këto janë gjëra tinzare të frikacakëve. Ka disa tek të cilët ne dyshojmë. Në vendngjarje tashmë ka shkuar një prokuror publik, janë gjetur gjurmët dhe ka edhe dëshmitarë okularë. Do të gjejmë një mënyrë për t’u përballur me ta”, thotë drejtori Jovanovski për “Makfax”.

Pamje nga vendi ku u dogj vetura e drejtorit të “Idrizovës”, Prokuroria: Janë mbledhur dëshmitë
Lexo po ashtu Pamje nga vendi ku u dogj vetura e drejtorit të “Idrizovës”, Prokuroria: Janë mbledhur dëshmitë

Për të, kërcënimet ndaj punonjësve të burgjeve janë të përditshme, thotë se i marrin gjatë gjithë kohës. Verën e kaluar, pasi u dogjën gjashtë vetura të punonjësve të burgut, drejtori Jovanovski kërkoi nga Ministri i Punëve të Brendshme sigurinë në shtëpitë e atyre punonjësve që ndodhen në vendet e ekspozuara në burg, para së gjithash për mbrojtjen e familjeve të tyre.


“U konstatua se nuk është e realizueshme sigurimi i punonjësve në shtëpi, të cilët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve në baza ditore. Nuk ka kapacitet. Ka masa sigurie gjatë kohës që ata janë në punë, por jo jashtë burgut. Kur shteti nuk kujdeset për ne, ne bëjmë aq sa mundemi”, tha drejtori Jovanovski.

Ai ka konfirmuar se vetura e tij zyrtare është vetura e shtatë e djegur e një punonjësi në “Idrizovë”, por thotë se asnjë nga rastet e mëparshme nuk është zbardhur.

Ndryshe, Prokuroria sot pasdite ka bërë të ditur se ka siguruar video-xhirime nga objektet përreth të veturës së djegur të drejtorit Jovanovski dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit, në të cilin nuk ka të lënduar, por është dëmtuar fasada e objektit, pranë së cilës ka qenë e parkuar vetura, si dhe janë djegur objekte në ballkonet e kateve të poshtme.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori