LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i ATK-së merr pjesë në samitin për stabilitet financiar në Malin të Zi

Drejtori i ATK-së merr pjesë në samitin për stabilitet financiar në Malin të Zi

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës,  Sakip Imeri, po merr pjesë në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, në Beçiq të Malit të Zi.

Temë e diskutimit në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore, është “Stabiliteti financiar rajonal në rrethanat e ndryshuara globale”, i cili po mbahet në Beçiq nën patronatin e Ministrisë së Financave të Malit të Zi.


Në cilësinë e njërit prej panelistëve kryesorë në panelin e drejtorëve të Administratave Tatimore z. Imeri, i falënderojë organizatorët për këtë samit, me shumë rëndësi për rajonin.

Drejtori Imeri, në prezantimin e tij në këtë samit u përqendrua në këto tema:

a. Modernizimi i Administratës Tatimore,
b. Zgjidhja e problemeve të borxheve tatimore, si dhe
c. Ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve.