LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Arsenalit konfirmon bisedimet për Superligën e Evropës

Drejtori i Arsenalit konfirmon bisedimet për Superligën e Evropës

Drejtori i Arsenalit për futboll, Raul Sanllehi ka konfirmuar se klubi ka hyrë në bisedime për të marrë pjesë në një garë si Superliga e Evropës.

Më herët gjatë muajit Football Leaks pohuan se Arsenali është një prej skuadrave që po eksploron mundësinë e një gare të re të skuadrave elitare evropiane.


Topçinjtë janë në vendin e pestë në Ligën Premier dhe ka dy sezone që janë jashtë prej Ligës së kampionëve, teksa mezi presin rikthimin në garën elitare.

“Ne duhet të sigurohemi se Arsenali gjithmonë është në rresht të parë si bartës i gjërave që ndodhin në të ardhmen”.

“Nuk do të ndodhë në plan afatshkurtër e as afatmesëm sepse ne kemi marrëveshje me UEFA-n tani ëpr tani, por nuk e di çka do të sjellë e ardhmja e cila po shkruhet vet”.

“Ne duhet të jemi së paku në dijeni dhe të vendosim në formë të përgjegjshme nëse ky është drejtimi që duam të marrim ose jo”.

Football Leaks: Superliga e Evropës po bëhet, 11 ekipe themeluese, 5 mysafire
Lexo po ashtu Football Leaks: Superliga e Evropës po bëhet, 11 ekipe themeluese, 5 mysafire

“Mënyra se si ishte spjeguar nga Football Leaks duket thua se po bëhet ndonjë gjë e fshehtë, por s’ka fshehtësi”.

“Ekziston një dokument që është prezantuar në atë artikull ku përmendet emri i Arsenalit, është edhe emri i Barcelonës. Por, aty nuk ka asnjë nënshkrim dhe ju siguroj për këtë, sepse është një draft”, u shprej drejtori i Arsenalit.

Ky pohim i Arsenalit vjen pasi Bayern Munichu kategorikisht hodhi poshtë përfshirjen në një ide të tillë.

Arsenal (Getty Images)

Duket se ideja për të krjiuar Superligën e Evropës është shumë e pranishme ndër klubet më të mëdha evropiane.

Formati parashesh një garë të re mes top skuadrave evropiane që do të garantonte më shumë përballje epike dhe atë në bazë javore. /Telegrafi/