Prej muajit gusht 2023 Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).
Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se, “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”.
Kjo iniciativë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.
Kjo është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Komandanti i Brigadës së SEEBRIG , gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron më tej se, “përveçse detyrim është një mundësi për të treguar atë që Shqipëria e ka treguar më së miri që pas rënies së Murit të Berlinit, frymën e bashkëpunimit rajonal, frymën e një stabiliteti dhe paqeje dhe idenë për të dakordësuar dhe kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit”.
Sipas gjeneral brigade Bilbil Bitrit, për Shqipërinë është një koincidencë fantastike që në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij.
Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat tre vjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City