LAJMI I FUNDIT:

Drejtimet shoqërore me më pak aplikues për studime në UP, konkurrencë ka në drejtimin e Gjuhës Angleze

Drejtimet shoqërore me më pak aplikues për studime në UP, konkurrencë ka në drejtimin e Gjuhës Angleze

Fatlinda Zekolli po priste të hyjë në provimin pranues të drejtimit “Gjuhë Angleze” në Universitetin e Prishtinës.

Ajo thotë se ka pak shpresa që do të pranohet, por po e provon fatin.

“E kam zgjedhur këtë drejtim për ta provuar fatin. Ka konkurrencë dhe ndoshta nuk e kaloj, ama thjeshtë me provua”, thotë për RTV Dukagjinin, Fatlinda Zekolli.

Ky drejtim bashkë me atë të gjuhës gjermane, kanë më së shumti maturantë të cilët duan të bëhen pjesë e këtij Fakulteti, në raport me numrin e tyre që do të pranohen.

Por, pavarësisht konkurencës në këtë drejtim, Endrit Grainca, thotë se pret të pranohet pasi që ka rezultate të mira në shkollën e mesme.

“Besoj se do të pranohem. Kam zgjedhur këtë drejtim për shkak se e ndjej veten që jam më i informuar, kam notat e mira dhe kamë bërë më shumë pikë në testin e maturës”, tha Endrit Grainca, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, Donjeta Zahiti, e cila e ka përfunduar provimin pranues në Departamentin e gazetarisë, pret që të pranohet në këtë drejtim.

“Po shpresoj se do të pranohem. Besoj se punova mjaftueshëm”, tha maturantja Donjeta Zahiti.

Provimi pranues në Universitetin e Prishtinës do të vazhdojë për edhe dy ditë ditë të tjera, me 16 dhe 17 korrik. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori