LAJMI I FUNDIT:

“Dredhia” politike me vëzhgues të “shoqërisë civile”

“Dredhia” politike me vëzhgues të “shoqërisë civile”

Më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve, KALLXO.com ka zbuluar planet e koalicionit PDK-AAK-NISMA për të fshehur vëzhguesit e tyre në emër të një OJQ-je joaktive.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, të ftuarit Teuta Haxhiu nga AAK, Mytaher Haskuka nga LVV dhe Arben Gashi nga LDK dhanë mendimet e tyre në lidhje me Organizatën Jo Qeveritare, për të cilën KALLXO.com zbuloi se koalicioni PDK-AAK-Nisma kishin fshehur vëzhguesit e tyre në këtë organizatë.


Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se kjo praktikë është e njohur pasi që Partia  Demokratike e Kosovës, e kishte zhvilluar edhe më herët të njëjtën mënyrë.

“Kjo nuk është praktik e panjohur e anës së PDK-së, ka bërë edhe në të shkuarën kësi lloj praktikash. Për këto arsye, e para mobilizimi politik sepse duke i angazhu si vëzhgues dhe duke i paguar si vëzhgues janë votues të partisë së tyre, e dyta rrethi i familjes i cili ndikohet nga këta vëzhgues, dhe e treta ndikimi në proces, ndikim ky që ka qenë edhe në të shkuarën”, tha Gashi.

Teuta Haxhiu, deputetja nga radhët e Aleancës e Ardhmërisë së Kosovës, tha se kishte dëgjuar për këtë skandal ndërsa thekson se është mesazh për ata që pretendojnë të vihen mbi votën e qytetarëve.

“Sinqerisht në radhë të parë, po më vjen keq me e thanë, për shkak të angazhimit nuk kam mujt me qenë as pjesë e debateve por kam dëgju për këtë pjesë. Kam dëgju për shkak të këtyre organizatave jo qeveritare, për herë të parë mesazhi që ata që mund të pretendojnë me bo gabime në ndërhyrje të votave kanë kuptuar që mund të dënohen dhe kjo më ka bërë të ndihem më e fortë pasi që gjithmonë jam interesu që besimi i qytetarit të ruhet. Konsideroj që për herë të parë është konsideru një vetëdije e lartë”, tha ajo.

“Në radhë të parë duhet të dihet se OJQ nuk duhet të ketë vëzhgues të subjekteve politike”, shtoi ajo.

Mytaher Haskuka nga  Lëvizja Vetëvendosje, e quajti formë të kamufluar të blerjes së votave.

“ Çka me thanë. Kjo është një formë e kamufluar e blerjes së votave. Kjo OJQ ka qenë jo aktive dhe është aktivizu menjëherë me 4 mijë e diçka vëzhgues, dhe kanë pasur llogon e PDK-AAK-Nismas ka qenë një formë e re e manipulimit ndoshta ka qenë edhe më përpara por nuk e di”, tha ai. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori