LAJMI I FUNDIT:

Dramë në qiell: Pasagjerët dehën dhe përleshën, aeroplani aterroi në Portugali

Dramë në qiell: Pasagjerët dehën dhe përleshën, aeroplani aterroi në Portugali

Një pasagjer aeroplani u largua dhunshëm nga policia, pasi një fluturim nga Lutoni drejt Lanzarotet u devijua për në Portugali shkaku i sjelljes së tij.

Burri i cili mendohet të jetë britanik, bashkë me një grup tjetër personash thuhet të kishin qenë nën ndikimin e alkoolit, gjë që i ka bërë të ngacmojnë disa pasagjere gra.


Kur piloti është informuar për sjelljet e pahijshme të tyre, ai ka njoftuar se aeroplani do të drejtohej për një ulje të parakohshme në Portugali, raporton dailymail.

Në momentin e aterimit policia menjëherë ka intervenuar duke i arrestuar burrat që akuzoheshin për sjellje të pahijshme. Një nga ta ka rezistuar duke i detyruar policinë portugeze ta tërhiqnin zvarrë nga aeroplani.

Nga pamjet e shpërndara në rrjete sociale, dëgjohen udhëtarët e tjerë teksa e inkurajojnë dhe e duartrokasin policinë për aksionin e menjëhershëm.

Pasagjerët kanë pranuar një email nga agjencia e fluturimeve ku shkruhej se u “kërkojmë falje që fluturimi juaj nga  Luton në Lanzarote u devijua papritur në Faro. Kur detyrohemi të devijojmë një fluturim, ne fillojmë menjëherë të planifikojmë udhëtimin tuaj të mëtejshëm nga aeroporti ku jeni devijuar. Nëse fluturimi juaj devijohet dhe është planifikuar të vazhdojë nga diku tjetër, ne do të punojmë që kjo vonesë të jetë sa më minimale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori