LAJMI I FUNDIT:

Dragusin e kompletoi kalimin te Tottenhami, por agjenti i tij thotë se në tri vitet e ardhshme rumunin e sheh te Real Madridi

Dragusin e kompletoi kalimin te Tottenhami, por agjenti i tij thotë se në tri vitet e ardhshme rumunin e sheh te Real Madridi

Agjenti i Radu Dragusin ka rrezikuar zemërimin e mbështetësve të Tottenhamit duke pretenduar se ai e sheh klientin e tij në Real Madrid në ‘tre ose katër vitet e ardhshme’, përpara se të përfundojë një lëvizje në veri të Londrës.

Tottenham ka nënshkruar me qendërmbrojtësin 21-vjeçar nga Genoa për 30 milionë euro.


Dragusin kishte refuzuar një lëvizje te kampioni gjerman Bayern Munich për t’u transferuar në Tottenham, me marrëveshjen që tashmë u konfirmua.

Zyrtare: Tottenhami prezanton Radu Dragusin
Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami prezanton Radu Dragusin

Florin Manea ka thënë për gazetën rumune “Digisport” se mbrojtësi synon të luajë për Real Madridin në të ardhmen.

“Unë po shikoja një foto nga koha kur filluam së bashku në Juventus, po shikoja se sa i dobët ishte ai”, deklaroi Manea.

"Nuk mund të besojmë që kemi refuzuar Bayernin, i kemi dhënë fjalën Tottenhamit" - agjenti i Dragusin befason me prapaskenat
Lexo po ashtu "Nuk mund të besojmë që kemi refuzuar Bayernin, i kemi dhënë fjalën Tottenhamit" - agjenti i Dragusin befason me prapaskenat

“Ne jemi vetëm në fillim të rrugës, duam që ata të arrijnë klubet më të mira në botë. Ne ishim afër, Bayerni është ndër klubet më të mëdha, por ëndrra e tij është Reali”.

“Nëse ai do të ishte 23-24 vjeç dhe do të kishte më shumë përvojë, ndoshta do të kishte vendosur të shkonte në Bayern, por kam pasur parasysh edhe moshën dhe konkurrencën, kam marrë parasysh shumë gjëra. Në tre apo katër vjet e shoh atë në Real Madrid”, ka shtuar më tej agjenti i rumunit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori