LAJMI I FUNDIT:

‘Drag Race 2015’ zhvillohet më 1 dhe 2 gusht

‘Drag Race 2015’ zhvillohet më 1 dhe 2 gusht

Federata e Autosporteve të Kosovës në kuadër të kampionatit të Automobilizmit të Kosovës do të organizojë me datat 1-2 gusht 2015 garën ‘Drag Race 2015’.

Drag Race është gara më e madhe në vend dhe ndoshta në rajon. Në këtë garë marrin pjesë makinat nga më sportivet deri te më luksozet dhe ka vëmendjen e të gjithëve.


Vitin e kaluar (më 3 gusht 2014), në Drag Race kanë marrë pjesë Lamborghini, Porsche, Ferrari F12, Audi RS6, Chevrolet Corvette, Mercedes C63 AMG, Nissan GTR, BMW e shumë e shumë modele të tjera makinash.

Për këtë vit pritet të marrin pjesë më shumë se 100 garues, për këtë arsye gara është vendosur të bëhet në dy ditë, 1 dhe 2 gusht.

Për këtë vit janë vendosur standarde të FIA-s për organizimin e garës. /Telegrafi/