LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi futet në garë për Emre Canin

Dortmundi futet në garë për Emre Canin

Emre Can është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Mesfushori gjerman ka paralajmëruar largimin nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.


Can nuk po preferohet nga trajneri Maurizio Sarri i cili e kishte lënë gjermanin edhe jashtë listës së lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Paris Saint Germain, Manchester United, Betis, Monaco e Bayern Munich janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por listës i është shtuar edhe gjiganti tjetër gjerman Borussia Dortmund që kërkon rikthimin e tij në Bundesliga.

Verdhezinjtë kanë çaluar këtë edicion në mesfushë dhe shohin Canin si lojtarin ideal për t’i zgjidhur problemet në këtë repart.

Juventus është gati të heqë dorë nga ylli gjerman, por kërkon që të fitojë së paku 35 milionë euro. /Telegrafi/