LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma i pakënaqur te PSG, pritet rikthimi në Serie A

Donnarumma i pakënaqur te PSG, pritet rikthimi në Serie A

Gianluigi Donnarumma thuhet se është i pakënaqur te Paris Saint-Germain, kështu që Juventusi mund të ndryshojë mendje, duke u përpjekur të nënshkruajë me të gjatë verës.

Donnarumma iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim falas nga Milani në verë.


Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm dy nga shtatë ndeshjet e sezonit të PSG-së dhe sipas Il Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport, 22-vjeçari është i pakënaqur në klubin ku priste të merrte më shumë kohë loje.

Tensione te PSG, Donnarumma nuk po luan shkaku i Messit?
Lexo po ashtu Tensione te PSG, Donnarumma nuk po luan shkaku i Messit?

Agjenti i tij Mino Raiola kohëve të fundit ka konfirmuar se ai kishte qenë në bisedime me Juventusin para se të transferohej Donnarumma në Paris.

Bianconerët vendosën të mos nënshkruajnë me ish-portierin e Milanit, sepse ata nuk mund të gjenin një kërkues për Ëojciech Szczesny i cili fiton 7 milionë euro në vit në Allianz Stadium deri në qershor 2024.

Sidoqoftë, sipas mediumit Il Corriere della Sera, Bianconerët mund të ndryshojnë mendje gjatë verës dhe ta rikthejnë Donnarumman në Serie A.

Ata janë të vetëdijshëm se Donnarumma është i pakënaqur në klubin e tij të ri dhe, prandaj, ata mund të bëjnë një përpjekje për të nënshkruar me të në fund të sezonit.

Donnarumma u emërua ‘Lojtari i Turneut’ në Euro 2020 pasi priti penalltitë vendimtare në gjysmëfinalen kundër Spanjës dhe në finalen kundër Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori