eksperti ad

Estrada kosovare po pasurohet dita ditës nga artistë të rinj, të cilët po ia arrijnë mjaft mirë që ta prekin skenën me projektet e tyre të para.

Së fundmi është bërë e ditur, se një tjetër artist do t'i bashkohet skenës muzikore, dhe ai është Don Xon.


"Money" titullohet projekti i tij deputues, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Kënga është punuar nga Cekic, tekstin e ka shkruar vet artisti, gjersa për videoklipin po kujdesen XL Films.

Në Youtube është publikuar edhe traileri i klipit, i cili nga pamjet e para duket të jetë mjaft ekstravagnt. /Telegrafi/