LAJMI I FUNDIT:

Dolph Lundgren martohet me partneren e tij 38 vite më të re, Emma Krokdal

Dolph Lundgren martohet me partneren e tij 38 vite më të re, Emma Krokdal

Dolph Lundgren është martuar me partneren e tij, Emma Krokdal në një ceremoni romantike në Mykonos.

Aktori i “Rocky IV”, 65 vjeç dhe partnerja e tij, 27 vjeç, të cilët u fejuan në vitin 2020 – u martuan më 13 korrik në vilën e tyre.


Kjo është martesa e dytë për Dolph – ai ishte i martuar me Anette Qviberg nga 1994-2011, shkruan DailyMail.

“Ne zgjodhëm të festonim dashurinë tonë duke u martuar në vilën tonë në Mykonos me familjen dhe disa miq të ngushtë. Me Covid-in dhe një rrugë të gjatë trajtimesh mjekësore sfiduese, na është dashur të shtyjmë shumë herë planet tona të martesës”, thanw cifti nw njw deklaratw.

“Ne ndjemë se më në fund ishte koha e duhur për të festuar dashurinë, jetën dhe lumturinë – në tokën e perëndive”, shtuan ata.

Ylli i “The Expendables” ka dy vajza – Ida, 27 vjeçe dhe Greta, 21-vjeçare – me ish-bashkëshorten Qviberg.

Dolph u martua me stilisten e bizhuterive Anette në Marbella në vitin 1994. Ata mirëpritën të dy vajzat e tyre në Stokholm, Suedi dhe u divorcuan në vitin 2011.

Gati një dekadë më vonë, aktori i propozoi trajneres personale norvegjeze Emma në qershor 2020.

Ylli kohët e fundit zbuloi se ai ka qenë duke luftuar me kancerin për tetë vjet dhe spekuloi nëse përdorimi i tij i kaluar i steroideve për bodybuilding është fajtor.

Aktori suedez foli për betejën e tij në “In Depth with Graham Besinger” dhe zbuloi se u diagnostikua për herë të parë me kancer në mushkëri në vitin 2015.

Lundgren thotë se gjendja e tij ishte përmirësuar, por më pas kanceri u kthye në vitin 2020 dhe iu tha se i kishin mbetur 2-3 vjet për të jetuar nga një mjek.

Ylli shkoi për një opinion të dytë dhe trajtimi që po administrohet tani ka rezultuar në tkurrjen e tumoreve.

“Është një ditë pas operacionit tim, më kanë nxjerrë një tumor, më pas kanë nxjerrë dy të tjera që kanë gjetur dhe tre të tjera të vogla. Shpresojmë që të pastrohet, nëse vdes, vdes”, deklaroi aktori në një klip nga intervista.

Lundgren i ishte referuar citimit të tij të paharrueshëm në filmin “Rocky IV” të vitit 1985, pasi personazhi i tij Ivan Drago vret Apollo Creed gjatë ndeshjes së tyre ekspozite.

Duke folur për Bensinger, ai foli se si zbuloi se kishte përsëri kancer në vitin 2020.

Lundgren tha se përdorimi i steroideve kishte një ndikim në trupin e tij

“Kam provuar steroid në vitet ’80, ’90. Nuk e di nëse kjo ka të bëjë me kancerin, sigurisht që më goditi pasi mund të ketë të bëjë me të”, kishte pranuar ylli.

“E kam menduar, gjithmonë mendon se ke bërë një gabim. Unë mendoj se ndoshta ka një lidhje midis terapisë me testosterone dhe kancerit”, ka thënë Lundgren.

“Kam marrë steroide kur isha më i ri, i frekuentova dhe i lija për ndoshta dhjetë vjet. Në varësi të llojit të filmit që kam bërë”, ka shtuar ai.

“Ishte një luftë, ai po humbte peshë. E kuptuam se ishte shumë më keq nga sa mendonim, filluan të flisnin për tumore në mushkëri, stomak, shtyllë kurrizore, jashtë veshkave”, kishte deklaruar partnerja e tij Krokdal. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori