LAJMI I FUNDIT:

Dolores O’Riordan ishte abuzuar seksualisht si fëmijë, për pasojë kishte vuajtur nga anoreksia, depresioni, alkoolizmi dhe çrregullimi bipolar

Dolores O’Riordan ishte abuzuar seksualisht si fëmijë, për pasojë kishte vuajtur nga anoreksia, depresioni, alkoolizmi dhe çrregullimi bipolar
(Foto: Getty Images)

Dolores O’Riordan ka vuajtur nga disa përvoja traumatike gjatë jetës së saj, para se të ndërronte jetë në moshën 46 vjeçare.

Këngëtarja e “The Cranberries”, e cila u gjet e vdekur të hënën në Londër, gjatë jetës ka vuajtur nga anoreksia dhe depresioni. Këto pasoja i kishin mbetur, duke qenë se irlandezja ishte abuzuar seksualisht si fëmijë.


(Foto: Getty Images)

O’Riordan kishte rrëfyer në vitin 2013 rreth momenteve të vështira të jetës së saj, pas keqtrajtimit seksual. Gjatë një interviste, Dolores ka thënë se abuzimi kishte filluar nga mosha tetëvjeçare dhe kishte zgjatur deri në moshën 12-vjeçare.

Policia nuk e konsideron të dyshimtë vdekjen e Dolores O'Riordan
Lexo po ashtu Policia nuk e konsideron të dyshimtë vdekjen e Dolores O'Riordan

“Nëna ime punonte shumë për t’i paguar faturat, ndërsa babai im ishte i paaftë (ai kishte pësuar dëmtim të përhershëm të trurit pas një aksidenti)”.

“Ai (abuzuesi) më masturbonte kur isha tetëvjeçare. Ishte një prekje e pakëndshme. Për katër vite, sa isha vajzë e vogël jam keqtrajtuar seksualisht. Isha vetëm fëmijë”, ka rrëfyer ajo asokohe për Irish Independent.

Këngëtarja ka thënë se si pasojë e këtij abuzimi ishte bërë anoreksike, sepse kishte zhvilluar një “vet-urrejtje”.


Anoreksia është një çrregullim i ushqyerjes që karakterizohet me peshë të vogël trupore, frikë nga shtimi në peshë dhe dëshirë të madhe për të pasur figurë të hollë, që për pasojë personat që vuajnë nga ky çrregullim e kufizojnë ushqimin. Njerëzve me anoreksi u duket vetja me mbipeshë edhe pse në fakt janë nën peshën normale.


“Mendon se është faji yt. E varros (atë që ka ndodhur), sepse ndjen turp. Thua me vete: ‘O Zot, sa e tmerrshme dhe e neveritshme që jam. E ke këtë vet-urrejtje”.

“Pastaj u bëra e famshme kur isha 18-vjeçare dhe karriera mori kontrollin mbi mua. Atëherë ishte akoma më vështirë. Prandaj, u bëra anoreksike”, kishte rrëfyer ajo më tej.

(Foto: Getty Images)

Përveç anoreksisë dhe depresionit, Dolores ishte bërë e varur edhe nga alkooli, ndërsa në vitin 2015 ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.


Çrregullimi bipolar që njihet po ashtu si sëmundja maniako-depresive, është një çrregullim që shkakton ndërrime të pazakonshme në disponim, energji, aktivitet dhe aftësi për t’i kryer obligimet e përditshme. Dy ekstremet e çrregullimit bipolar janë depresioni (rënia e disponimit dhe përgjumja) dhe mania (aktivitet i tepruar).


Si pasojë e këtij çrregullimi, asokohe ajo e kishte goditur me kokë një zyrtar policie, mirëpo i kishte shpëtuar burgut dhe ishte dënuar vetëm 6.000 euro gjobë.

Dolores që vuante nga depresioni, e parashikoi vdekjen e hershme: Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur
Lexo po ashtu Dolores që vuante nga depresioni, e parashikoi vdekjen e hershme: Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur

Pritet të mësohet nëse vdekja e këngëtares është ndërlidhur me ndonjërin prej këtyre çrregullimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori