LAJMI I FUNDIT:

Dolores që vuante nga depresioni, e parashikoi vdekjen e hershme: Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur

Dolores që vuante nga depresioni, e parashikoi vdekjen e hershme: Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur
(Foto: Getty Images)

Këngëtarja e “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, në një intervistë të vitit 2014 kishte thënë se frikësohej se nuk do të jetonte gjatë.

Rokerja irlandeze u gjet e vdekur të hënën në një hotel në Londër. Ajo ishte 46 vjeçare, ndërsa akoma nuk është bërë publik shkaktari i vdekjes.


Për vite të tëra, Dolores kishte vuajtur nga depresioni, ndërsa në vitin 2013 ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

(Foto: Getty Images)

Në një intervistë të dhënë në vitin 2014, ajo kishte thënë se nuk besonte që do t’i arrijë të pesëdhjetat.

“Duhet t’i them vetes të ngadalësohet paksa dhe të mos ndihet fajtore, sepse nuk do të jetoj gjatë… Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur. Këtë e kam me gjithë mend”, kishte thënë O’Riordan.

Policia nuk e konsideron të dyshimtë vdekjen e Dolores O'Riordan
Lexo po ashtu Policia nuk e konsideron të dyshimtë vdekjen e Dolores O'Riordan

Asokohe ajo ishte shumë e pikëlluar, ndërsa në vitin 2015 u diagnostikua me çrregullim bipolar.

(Foto: Getty Images)

Gazetari që e kishte intervistuar dhe e kishte shoqe këngëtaren, Barry Egan, ka thënë se në kohën kur e ka dhënë intervistën, Dolores ishte frikësuar nga vdekja.

Ndërkohë, Policia londineze ka njoftuar se vdekja e O’Riordan nuk konsiderohet “e dyshimtë”. Autoritetet kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i është dhënë patologut, për ta zbuluar shkaktarin e vdekjes së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Magazina
Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Kalo në kategori