Dokumentari ‘bombë’ i Princit Harry dhe Meghan Markle për Netflix ka mposhtur disa konkurrentë të ashpër për t’u emëruar si seria televizive më e shikuar e vitit në Mbretërinë e Bashkuar.
Dokumentari me gjashtë episode u publikuan në dy pjesë dhe panë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it të diskutojnë për ngacmimet gjatë thirrjeve të shtypit të organizuara nga pallati, paragjykimet e pavetëdijshme dhe jetën e tyre që nga largimi nga Anglia.
Episodi i parë, i cili tregoi historinë e miqësisë së çiftit mbretëror, u shikua nga mesatarisht 4.5 milionë njerëz në javën e parë.
Në krahasim, episodi premierë i serialit të ri të “The Crown” arriti mesatarisht 2.8 milionë njerëz.
Dokumentari i Harryt dhe Meghanit gjithashtu konkurroi publikimet e tjera të mëdha të Netflix, duke përfshirë “Stranger Things” (3.9 milionë) dhe “Bridgerton” (3.4 milionë).
Shifrat e shikueshmërisë, të cilat u publikuan nga organizata kërkimore e audiencës Barb, tregojnë gjithashtu se si Meghan dhe Harry dominonin shfaqjet në Disney+ dhe Amazon Prime Video.
Episodi i parë i “Star Wars Obi-Wan Kenobi” ishte shfaqja më e ndjekur në Disney+ me një audiencë prej 3.1 milionë njerëz në shtatë ditët pas publikimit të tij në maj.
“Lord Of The Rings: The Rings Of Power” ishte shfaqja më e shikuar në Amazon Prime Video, duke tërhequr një audiencë prej 3.2 milionë për episodin e tij të parë.
“Meghan & Harry”, me regji të Liz Garbus, është projekti i parë që doli nga marrëveshja shumëvjeçare që çifti nënshkroi me Netflix pasi u larguan nga anëtarët e familjes mbretërore në vitin 2020. Marrëveshja mendohet të jetë rreth 100 milionë dollarë.
Në fillim të kësaj jave, dyshja ngacmuan serinë e tyre të fundit në Netflix, e cila do të publikohet në fund të muajit.
Ata do të prezantojnë dhe janë producentët ekzekutivë të një shfaqjeje të quajtur “Live to Lead” – një seri dokumentare që është frymëzuar nga trashëgimia e Nelson Mandelës.
Sipas Netflix, seriali, i cili do të publikohet më 31 dhjetor, do të shohë liderët dhe aktivistët “të reflektojnë mbi trashëgiminë e tyre dhe të ndajnë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie, shprese”.
Shfaqja është prodhuar në një bashkëpunim midis Fondacionit Nelson Mandela, Blackwell & Ruth si dhe Harry dhe Meghan’s Archewell Productions.
Një ‘trailer’ për serialin tregon Harry duke shpjeguar: “Kjo u frymëzua nga Nelson Mandela, i cili dikur tha se ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që ne kemi jetuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M’i ka premtuar 30 mijë euro dhe s’mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë
Në formë shakaje, Victoria thotë se e mësoi David Beckham gjithçka që ai di për futbollin
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin
"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi