LAJMI I FUNDIT:

Djali i Labinot Tahirit aktor në serialin “O sa mirë”

Djali i Labinot Tahirit aktor në serialin “O sa mirë”

Këngëtari, ish deputeti dhe humanisti i njohur Labinot Tahiri është mysafiri i radhës në emisionin “Leksikoni” me Drilona Shala, në Radio Dukagjini.

Mes rrëfimesh për jetën dhe familjen Labi ka zbuluar se djali i tij ka pasion aktrimin dhe shumë shpejtë do ta shohim si aktor në serialin vendor “O sa mirë”.


“Eltoni ka shumë pritje për aktrim. Unë këtu po e shfrytëzoj rastin me e thënë për herë të parë se seriali “O sa mirë” e kanë pranuar për me aktrua dhe do ta shohim në episodet në vazhdim”, ka theksuar Labi duke shprehur falënderim ndaj atyre që i kanë besuar talentit të Eltonit.

Duke folur për angazhimin e tij si ish deputet, Labinot Tahiri përsëriti se ka 1 vit që nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës duke e mbajtur premtimin se nuk udhëton pa e pasur edhe qytetarët të drejtën e udhëtimit pa viza.

Por duke qenë tashmë jashtë përgjegjësive politike zyrtarisht këtë vendim po e rimendon.

“Po mundohem me prit liberalizimin, kam kërkesa të shumta për udhëtime jashtë vendit. Kam ftesa edhe për vitin 2021 por ta shohim.

Po më duhet me prit liberalizimin, tash nuk jam në institucione por karakteri nuk po ma lejon me dal nga ai premtim”.

Ndryshe jashtë angazhimeve me muzikë dhe politikë Labi vazhdon të jetë aktiv me aktivitete humanitare dhe punën e fondacionit të tij.

Emisionin “Leksikoni” me Labinot Tahiri mund ta ndiqni të martën në Radio Dukagjini duke filluar nga ora 22:00 ose online në dukagjini.com.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori