LAJMI I FUNDIT:

Djali i Ukshin Hotit sulmon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (Foto)

Djali i Ukshin Hotit sulmon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (Foto)

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti, ka reaguar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, duke thënë se veprimtarët e saj kanë fshirë grafitin me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”.

Hoti, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Andin Hotit:

“KULMI I MARRËZISË!

Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”

Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.

Ju s’keni TURP!

S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?”

Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.

Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!

Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!” (sic), ka shkruar Hoti.

hoti-ukshin

ukshini