LAJMI I FUNDIT:

Djajtë e Kuq nuk njohin humbje në Ligën Premier, mposhtin bindshëm Evertonin (Video)

Djajtë e Kuq nuk njohin humbje në Ligën Premier, mposhtin bindshëm Evertonin (Video)

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit anglez, Ligës Premier.  

Skuadra e Jose Mourinhos i është kthyer fitoreve këtë fundjavë duke mposhtur Evertonin pas barazimit 2-2 në ndeshjen e fundit ndaj Stoke Cityt.


Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e katërt të takimit, kur Antonio Valencia shënoi një supergol nga distanca pas asistimit të Nemanja Matic.

Festa e Valencias pas golit të shënuar

Në minutën e 27 të ndeshjes Djajtë e Kuq munden ta ngritin epërsinë në 2-0, por Romelu Lukaku dështoi nga afërsia ta fut topin në rrjetë dhe pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës nga Old Trafford, të cilët menaxhuan mirë lojën dhe u munduan të rrezikojnë kohë pas kohe, ku rasti më i mirë në këtë pjesë lojë ishte ai i minutës së 65 kur Juan Mata goditi shtyllën nga goditja e dënimit.

Rooney luajti ndeshjen e parë ndaj ish-ekipit

Unitedi gjeti edhe golin e dytë në minutën e 84 me anë të Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi pas asistimit të Lukakut, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes listës së golashënuesve iu shtua edhe sulmuesi belg, i cili shënoi për 3-0.

Fitoren dhe rezultatin përfundimtar 4-0 të ndeshjes e vulosi sulmuesi francez, Anthony Martial, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë.

Momenti i golit të Mkhitaryanit

Pas kësaj fitore, Unitedi renditet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë, ndërsa Evertoni renditet në vendin e 18 me vetëm katër pikë.

Në ndeshjen e radhës Djajtë e Kuq udhëtojnë te Southamptoni, ndërsa Evertoni e pret në shtëpi Bournemouthin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori