DJ Khaled ka publikuar këngën e re “Wish Wish” në bashkëpunim me reperen Cardi B dhe 21 Savage. Me realizim nga Khaled dhe Eif Rivera, klipi përfshinë zjarre të mëdha, eksplodime dhe biçikleta të shumta.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të muzikantit të njohur, “Father of Asahd”, i cili është lansuar të premten.

Khaled, i cili e ka quajtur albumin e ri si punën më të mirë të tij deri tani, ka premtuar se do ketë hite të mëdha dhe kjo tashmë është dëshmuar.

Të gjitha lajmet nga DJ Khaled Të gjitha lajmet nga DJ Khaled

Sipas anëtarëve të labelit Epic Records, me të cilët DJ amerikan bashkëpunon prej vitesh, ky është albumi më i mirë ndonjëherë nga Khaled.

Në ditët në vijim do të publikohen edhe projektet e tjera të DJ Khaled që pritet të pëlqehen nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/