LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e Monicas, Lorik Cana e mbush shtëpinë me trëndafila të kuq (Foto)

Ditëlindja e Monicas, Lorik Cana e mbush shtëpinë me trëndafila të kuq (Foto)

Futbollisti i njohur Lorik Cana vazhdon të jetë një emër mjaft i diskutuar në media.

Ish-kapiteni i Kombëtares përveç performancës së tij në fushën e gjelbër, ka qenë disa herë temë e medieve edhe për jetën private.


Cana: Lajmin për sëmundjen e zemrës e kam marrë ditën kur KAS-i vendosi të na japë tre pikë për ngjarjen e Beogradit, provova dy ndjesi brenda momentit
Lexo po ashtu Cana: Lajmin për sëmundjen e zemrës e kam marrë ditën kur KAS-i vendosi të na japë tre pikë për ngjarjen e Beogradit, provova dy ndjesi brenda momentit

Prej vitesh ai është i martuar me bukuroshen italiane, Monika Cana.

Kjo e fundit ka festuar sot (e premte) ditëlindjen, ndërsa është befasuar në shumë mënyra nga bashkëshorti i saj.

Cana përmes disa imazheve të publikuar në InstaStory, pyeti fansat nëse e dinë se sa trëndafila kishte zgjedhur ai për t’ia dhuruar bashkëshortes së tij për ditëlindje.

Përgjigja erdhi nga fotografia që më pas publikoi Monika, e cila shfaqi një nga vazot me buqetat e mëdha me trëndafila të kuq, që i kishte marrë dhuratë nga më i dashuri i saj.

Kjo është një nga shumë vazot me trëndafila që Lorik Cana i dhuroi bashkëshortes për ditëlindje. Burimi i fotos: InstaStory

Disa minuta më vonë, futbollisti ka publikuar një fotografi të çiftit në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar urimet më të përzemërta për gruan.

“Urime ditëlindjen zemra ime”, kishte shkruar Cana për bashkëshorten e tij, e cila sot festoi të 30-tat. /Telegrafi/

Ready to ? ? ? !!! Urime ditelindja zemra ime ❤️ #vintagebirthdayparty

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on Nov 10, 2017 at 10:49am PST