LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Popullsisë

Dita Botërore e Popullsisë

Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) thotë se pesëdhjetë vjet më parë, bota deklaroi se “prindërit kanë një të drejtë themelore të njeriut për të përcaktuar lirisht dhe me përgjegjësi numrin dhe kohën mes lindjeve të fëmijëve të tyre”, në Konferencën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Teheran më 13 maj 1968.

Planifikimi familjar nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut; është gjithashtu thelbësore për fuqizimin e grave, reduktimin e varfërisë dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.


Sipas UNFPA-së, megjithatë, në zonat në zhvillim, rreth 214 milionë gra ende nuk kanë metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar, për arsye që variojnë nga mungesa e informacionit apo shërbimeve deri te mungesa e mbështetjes nga partnerët ose komunitetet e tyre. Kjo kërcënon mundësinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetet e tyre.

UNFPA mbështet planifikimin familjar në vendet në zhvillim duke siguruar një furnizim të besueshëm të një sërë kontraceptivësh modernë, forcimin e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe promovimin e barazisë gjinore.

Në këtë Ditë Botërore të Popullsisë, UNFPA u bën thirrje qeverive të përmbushin angazhimet e tyre për të siguruar qasje universale në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, duke përfshirë shërbimet dhe informacionin e planifikimit familjar, siç është rënë dakord në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim e vitit 1994 dhe në Agjendë për Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2030. Investimet në planifikimin familjar sot janë investime në shëndetin dhe mirëqenien e miliona grave për gjeneratat që do të vijnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori