LAJMI I FUNDIT:

Disa mërgimtarë vizitojnë ish krerët e UÇK-së, thonë se janë më të fortë se kurrë

Disa mërgimtarë vizitojnë ish krerët e UÇK-së, thonë se janë më të fortë se kurrë

Një grup mërgimtarësh sot kanë vizituar ish krerët e UÇK-së, të cilët janë në paraburgim në Hagë të Holandës, si dhe Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilët janë dënuar po nga kjo gjykatë, për publikimin e dosjeve që kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale.

Njëri nga vizitorët ishte edhe vëllai i Hysni Gucatit, Fehmi Gucati i cili tha se të gjithë në Hagë janë mirë me shëndet.


Ai theksoi se ata janë shumë të fortë si dhe besojnë në pafajësinë e tyre.

Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”
Lexo po ashtu Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”

“Po takuam thuajse të gjithë. Si çdoherë ata janë shumë të fortë dhe ndihen mirë me shëndet… ndihen krenar për periudhën e Luftës së tyre për Çlirimin e Kosovës”, ka thënë Gucati.

Ndër mërgimtarët të cilët vizituan sot ish krerët e UÇK-së si dhe Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj janë Shqiptar Gubetini, Fehmi Gucati, Rasaj Gazmir dhe Arben Konjuhaj.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërkaq, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori