Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. 

Duke qenë se është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo nuk ngurron të ndajë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme biondja është parë duke kaluar kohë më shumë me familjen, pasi vëllai i saj i vogël ka diplomuar në një nga universitetet më të mira në Londër, në “Regent’s University London”.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

“Motër krenare, ju jeni i vogli im i preferuar, por jo i vogël më”, ka shkruar në njërën prej imazheve Rita, ndërsa në tjetrën e uron atë: “Ti e bëre këtë, urime diplomimi”.

Krahas kësaj, bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.

Për herë të fundit ajo ka performuar në një festival në Zvicër në “Montreux Jazz Festival”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)