LAJMI I FUNDIT:

Diplomati amerikan “zë ngushtë” Gruevskin

Diplomati amerikan “zë ngushtë” Gruevskin

Vizita e zv.ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, Hoyt Yee, e ka vendosur Nikolla Gruevskin para aktit të kryer për lëshimin e rrugës që të krijohet qeveria nga shumica, por ai edhe është zënë ngushtë nga një kërkesë tjetër e tij.

Në fillim, Hoyt i ka kërkuar Gruevskit që të respektohet zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, e gjithashtu i ka bërë me dije që të mos pengojë krijimin e qeverisë së re.


Mirëpo, ajo që e ka vendosur Gruevskin në një pozitë të palakmueshme ka qenë kërkesa e diplomatit amerikan që të kapen të gjithë dhunuesit dhe sulmuesit e deputetëve në Kuvendin maqedonas, shkruan gazetametro.net.

Gruevski me këtë kërkesë del i zënë ngushtë, pasi siç u raportua, deputetët e partisë së tij ishin ideatorët dhe menaxhuesit e vetë sulmuesve. Bile Gruevski është parë në një fotografi të mëhershme me njërin nga organizatorët e sulmit të së enjtes.

Ndërkohë, më herët gjatë qëndrimit në Maqedoni, Hoyt ka treguar edhe një herë përkrahjen e Amerikës për zgjedhjen e shqiptarit në krye të Kuvendit, e gjithashtu krijimin e qeverisë së re nga shumica.

Ndryshe, Hoyt ka ardhur në Maqedoni menjëherë pas sulmeve që ndodhën në Kuvend, të cilat sulme u paraprinë nga bllokada gati 6 mujore për krijimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet.