Dimitrov: Nuk jam optimist se do të largohet vetoja ndaj Maqedonisë, diplomacia jonë ka dështuar
Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka deklaruar se nuk pret përparim ose zgjidhje të çështjes së vetos bullgare me Maqedoninë, pasi sipas tij gjërat duken se janë komplikuar akoma dhe më shumë.
“Përfshirja e kërkesave bullgare në Kornizën Negociuese e vendos fatin tonë tërësisht në duart e Sofjes,” tha për “Deutsche Welle”, ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.
“U bë braktisja e vijave të kuqe dhe kaluam në debakël diplomatik”, akuzon ish-ministri i Jashtëm Dimitrov pas shpalljes së propozimit francez për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas dhe hapjen e negociatave me BE-në.
“Nuk e di çfarë është më e frikshme, t’i besojmë njerëzve tanë se nuk e kanë propozimin apo të mos i besojnë. Nëse nuk janë të azhurnuar me propozimin për problemet e Maqedonisë me Bullgarinë, atëherë është e ditur se nuk e kanë kryer punën e tyre për çështjen më të rëndësishme për kombin. Nëse e kanë dhe sërish thonë se nuk e kanë, po luajnë me besimin e publikut”, tha Dimitrov për DW.
Propozimi i presidencës franceze, sipas ish-ministrit, na çon më tej thellimit të çështjes dhe jo më afër anëtarësimit në BE.
“Pyetja kryesore është nëse përmes një marrëveshjeje të tillë jemi më afër qëllimit, anëtarësimit në BE. Për mua nuk ka dilema. Me këtë kuadër BE-ja është më larg nga sot, kur ende nuk i kemi nisur negociatat”.
Ai shpjegon se propozimet për zgjidhjen e një problemi ndërmjet dy palëve vijnë gjithmonë në radhë të parë tek palët e interesuara, por fakti që një propozim i tillë “nuk ka rënë fare në tavolinë është tashmë një debakël për diplomacinë e Maqedonisë”.
“Futja e kërkesave bullgare në procesin e negociatave, në pjesën më të rëndësishme, e lë fatin tonë tërësisht në duart e Sofjes. Nëse ajo nuk është e kënaqur me asgjë (jo vetëm me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë), ne do të qëndrojmë në vend ose do të na kthejnë”, tha Dimitrov.
DW publikoi të premten detaje të propozimit francez të përfshirë në dy dokumente, Kornizën Negociative dhe Draft Konkluzionet e Këshillit të BE-së të paraqitura nga presidenca aktuale franceze e BE-së.
Për Dimitrov e gjithë pakoja është e papranueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe