LAJMI I FUNDIT:

Dimitri Payet e ngacmon Neymarin me një fotografi duke e paraqitur si një këlysh që qan

Dimitri Payet e ngacmon Neymarin me një fotografi duke e paraqitur si një këlysh që qan
Dimitri Payet, Neymar (Foto: Twitter/De Mow/Dimitri Payet)

Ndeshja ndërmjet Paris Saint-German dhe Olympique Marseille të dielën mbrëma përfundoi me një zënkë të madhe.

Në minutat e fundit, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje fizike që pasoi me pesë kartonë të kuq.


Në mesin e të përjashtuarve ishte edhe Neymar, pasi braziliani e shfrytëzoi tollovinë për t’iu hakmarrë Alvaro Gonzalezit, të cilin e goditi prapa koke.

Pas ndeshjes, sulmuesi i PSG-së e kishte akuzuar spanjollin se e ka ofenduar në baza racore, gjë që ylli i Marseille e ka mohuar.

'Lufta' mes Neymar dhe Gonzalez vazhdon në Twitter, braziliani i komenton mbrojtësit të Marseilles në postimin e fitores
Lexo po ashtu 'Lufta' mes Neymar dhe Gonzalez vazhdon në Twitter, braziliani i komenton mbrojtësit të Marseilles në postimin e fitores

Gjatë ndeshjes pati edhe një përplasje ndërmjet Neymarit dhe Dimitri Payet, ndërsa tani francezi ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai e ka publikuar një fotografi edhe në Instagram edhe në Twitter, me kokën e Neymarit të vendosur në trupin e një këlyshi teksa shihet duke qarë.

(Foto: Twitter/Dimitri Payet)

Kjo për faktin se në njërin prej komenteve drejtuar Gonzalezit, braziliani e kishte quajtur: “Qen racist!”. Dhe këtë e ka shfrytëzuar Payet duke e paraqitur sulmuesin e PSG-së si qen.

Neymar shpërthen pas ndeshjes dhe tregon arsyen pse e goditi mbrojtësin e Marseilles: Keqardhje që nuk e godita në fytyrë këtë gomar
Lexo po ashtu Neymar shpërthen pas ndeshjes dhe tregon arsyen pse e goditi mbrojtësin e Marseilles: Keqardhje që nuk e godita në fytyrë këtë gomar

“Një bandë e organizuar. Nuk është kryeqyteti, është Marseille”, është përshkrimi i fotografisë, ku shfaqen lojtarët e ekipit fitues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori