LAJMI I FUNDIT:

Dikur ishte krenaria e turqve, sot Hakan Sukur punon si banakier në SHBA

Dikur ishte krenaria e turqve, sot Hakan Sukur punon si banakier në SHBA

Shumica e konsumatorëve nuk e njohin njeriun e veshur mirë, duke ecur nëpër “Tuts Bakery and Cafe” të Kalifornisë, duke mbledhur gota të përdorura dhe enët e palara.

Ata hyjnë në lokal dhe porosisin çaj, mëngjes tradicional turk. Në drekë, ndoshta sanduiç me suxhuk ose qofte turke, kështu e nis shkrimin gazeta New York Times.


Fasulet – kjo është ajo që konsumonte Hakan Sukur gjersa shpjegoi se si arriti këtu. Dhe nga këtu, ai nuk po i referohet vetëm kësaj kafene luksoze, apo Palo Alto, apo edhe Amerikës. Por këtu. Në këtë situatë, të mërguar nga shtëpia dhe të “fshehur” në pamje të thjeshtë.

Sukur, 46 vjeç, është një nga futbollistët më të famshëm të Turqisë, hero i Kupës së Botës dhe një lojtar i disa ligave më të mëdha të Evropës. Ai hyri në politikë dhe u zgjodh deputet në Parlamentin e Turqisë, si anëtar i partisë së AKP-së së Erdoganit.

“Më thanë të luajë lojën e tyre dhe do të arrin gjithçka në jetë, por unë nuk pranova. E dorëzova mandatin prej deputetit dhe tani jam këtu”, shprehet turku për gazetarët e NYT.

Çdo gjë shkonte mbarë për Sukurin dhe familjen deri në ditën kur presidenti Recep Tayyip Erdogan vendosi të rrisë pushtetin duke e shpallur armik Imamin Fetullah Gylen dhe mbështetësit e tij.

“Mund të isha bërë edhe ministër nëse do t’iu nënshtrohesha urdhrave të tyre, por nuk mund të isha i padrejtë”, vijon ai.

“Po përpiqem të ndërtoj jetën time këtu dhe po punoj të ngrit një akademi futbolli. Ndoshta një ditë mund të kthehem në vendin tim. Pas errësirës vjen drita për popullin tim”, shtoi ai.

Edhe pse ishte hero i turqve, Sukur është shpallur terrorist nga Erdogani.

Ai është një ndër personat me fat pasi ndryshe nga dhjetëra mijëra të tjerë nuk është në burg.

“Krahas 70 mijë burrave, 17 mijë gra ndodhen në burgjet e Turqisë në këto momente. Nga këta, 770 janë bebe që kanë hyrë në biruca me nënat e tyre”, vijon shkrimi.

Ai njihet për golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Botërore, pasi kundër Koresë së Jugut shënoi pas 10.8 sekondave.

Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)
Lexo po ashtu Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)

Theksojmë se prokurorët e Sakaryas e akuzuan atë për anëtarësim në një grup terrorist të armatosur, pasi Turqia tani kështu e njeh organizatën e Fethullah Gulen.

Sukuri kishte një shans të heqë dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij, por nuk e pranoi këtë.

Babai i Sukurit, Selmeti, u prangos në një xhami në Adapazar. Ata e akuzuan për mbështetje financiare të ‘grusht shtetit’ dhe pasuritë e familjes u konfiskuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori