LAJMI I FUNDIT:

Diego Simeone e do Mustafin

Diego Simeone e do Mustafin
Valencia's Mustafi (R) vies with Atletico Madrid's French forward Antoine Griezmann (L) during the Spanish league football match Valencia vs Atletico de Madrid at the Mestalla stadium in Valencia on October 4, 2014. AFP PHOTO / BIEL ALINO (Photo credit should read BIEL ALINO/AFP/Getty Images)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e do me çdo kusht gjatë verës transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, kanë raportuar të enjten mediumet në Spanjë.

“Në listën e të preferuarve të Simeones është mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi. Futbollisti gjerman shkëlqeu prej se u transferua nga Sampdoria në Valencia. Ai është një lojtar interesant për Simeonen dhe do të plotësonte shkëlqyeshëm mbrojtjen e ekipit të tij”, shkruan “vozpopuli.com”.


Mustafi 23-vjeçar, që me Gjermaninë fitoi titullin e botës në vitin 2014 te Valencia u transferua në verën e vitit 2014 nga skuadra italiane, Sampdoria.

Më herët ka luajtur për të rinjtë e Evertonit dhe Hamburgut. Me Valencian ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Vlera e mbrojtësit nga Gostivari në treg sillet rreth 24 milionë euro.