“Diçka e pabesueshme”, ylli i Spanjës i lumtur që do ta testojë vetën ndaj Cristiano Ronaldos


Qendërmbrojtësi i Spanjës, Pau Cubarsi, ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon para përballjes së shumëpritur mes Spanjës dhe Portugalisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026.
19-vjeçari, i cili është shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes së Spanjës, zbuloi se kishte humbur mundësinë për t'u përballur me Ronaldon në Ligën e Kombeve për shkak të një lëndimi.
"U riktheva nga lëndimi, por nuk mora pjesë në Ligën e Kombeve dhe nuk pata mundësinë të luaja kundër Cristiano Ronaldos", ka deklaruar Cubarsi për RNE Deportes.
Spanja dhe Portugalia do të përballen në një nga ndeshjet më të mëdha të fazës eliminatore, ku një nga futbollistët më të mëdhenj në histori do të jetë përballë brezit të ri të talentëve spanjollë, të udhëhequr nga Cubarsi dhe Lamine Yamal.

Duke folur për mundësinë që ta ketë Ronaldon përballë në fushë, mbrojtësi i Barcelonës nuk i kurseu fjalët e mira për legjendën portugeze.
"Të gjithë e dimë historinë e tij dhe gjithçka që i ka dhënë futbollit. Të jem në fushë me të do të ishte diçka e paharrueshme".
Cubarsi zbuloi gjithashtu se dëshiron ta ndërrojë fanellën me kapitenin e Portugalisë pas ndeshjes, edhe pse pranoi se nuk do ta ketë të lehtë.
"Dua ta ndërroj fanellën me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes me Portugalinë, por me siguri do të ketë radhë për të", tha ai me humor.
Cubarsi ka zhvilluar një turne shumë të mirë deri tani dhe, së bashku me Aymeric Laporte, ka ndihmuar që Spanja të mos pësojë asnjë gol në rrugëtimin drejt fazës së 1/8-tës së Kupës së Botës 2026./Telegrafi/












































