LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio dhe yje të tjerë të listës “A” kanë mbledhur 12 milionë dollarë për të ushqyer njerëzit në nevojë

DiCaprio dhe yje të tjerë të listës “A” kanë mbledhur 12 milionë dollarë për të ushqyer njerëzit në nevojë
Leonardo DiCaprio (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në fillimin e Fondit të Ushqimit të Amerikës, i cili tashmë ka mbledhur 12 milion dollarë për të ndihmuar komunitetet e prekura nga coronavirusi.

Organizata tha të enjten se fondet do të synojnë të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individët që përballen me ndërprerje pune dhe fëmijët që mbështeten në programet e drekës shkollore.


Fondi ushqimor do të punojë me organizatat për lehtësimin e urisë, siç janë “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”, shkruan DailyMail.

Leonardo DiCaprio (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

DiCaprio shërben si bashkëthemelues i Fondit Ushqimor të Amerikës me filantropin Laurene Powell Jobs. Apple dhe Fondacioni Ford gjithashtu po ofrojnë para për të ndihmuar në fillimin e nismës së re.

“Përballë kësaj krize, organizata si ‘World central Kitchen’ dhe ‘Feeding America’ kanë frymëzuar të gjithë me angazhimin e tyre të palëkundur për të ushqyer njerëzit më të prekur në nevojë”, tha DiCaprio në një deklaratë.

“I falënderoj për punën e tyre të palodhshme në front, ata meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, shtoi tutje aktori me famë botërore.

Leonardo DiCaprio (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Coronavirusi i ri ka shkaktuar një pandemi globale që ka sëmurë qindra mijëra njerëz dhe ka vrarë më shumë se 47,000 në të gjithë botën, ekonomi të gjymtuara dhe kufizime të detyruara të lëvizjes së miliona njerëzve në përpjekje për të ndaluar virusin të përhapet më tej dhe të tejkalim të sistemit të kujdesit shëndetësor.

“Në raste nevoje, një pjatë ushqimi është njëkohësisht ushqim jetësor dhe një mesazh shprese nga komuniteti, që ne kujdesemi dhe do të jemi këtu për t’u siguruar që nesër, gjërat do të jenë më mirë”, tha José Andrés, themeluesi i ‘World Cetral Kitchen’.

Për shumicën e njerëzve, coronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethet dhe kolla.

Leonardo DiCaprio (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.

Organizatorët thonë se dhurimet për Fondin e Ushqimit të Amerikës po pranohen dhe do të përdoren në përpjekjet për të marrë ushqim për ata që kanë nevojë për to. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori