LAJMI I FUNDIT:

Diaz i tregon Realit: Dua të mbetem në Madrid

Diaz i tregon Realit: Dua të mbetem në Madrid
Brahim Diaz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Brahim Diaz e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë me Real Madridin në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori spanjoll shënoi golin e tij të parë për klubin spanjoll në humbjen e të dielës në Real Sociedad pasi luajti si titullar nën urdhrat trajnerit, Zinedine Zidane.


Megjithatë, zërat për një largim të tij nga Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë pasi sulmuesi nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm.

Real Madridi përgatit 'operacionin fshesa' - Synohet fitimi i 500 milionë eurove nga shitja e nëntë yjeve
Lexo po ashtu Real Madridi përgatit 'operacionin fshesa' - Synohet fitimi i 500 milionë eurove nga shitja e nëntë yjeve

I pyetur për largimin dhe huazimin e tij në sezonin e ardhshëm, Diaz tha se dëshiron të mbetet ende te Reali.

“Dua të qëndroj në Madrid, dhe dua të luaj në klubin më të mirë në botë”.

Brahim Diaz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Jam në Madrid dhe dua të luaj në Madrid”.

“Ju mund të flisni për shumë lojtarë këtu, pasi niveli është shumë lartë, por ne jemi të lumtur”, ka thënë Diaz. /Telegrafi/