LAJMI I FUNDIT:

Diaspora mbështetë vendlindjen, rriten remitencat krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Diaspora mbështetë vendlindjen, rriten remitencat krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Ndonëse pandemia ka ndikuar që pjesa dërrmuese e mërgatës të mos mund të vijë për pushime në vendlindjen – Kosovë – kjo siç duket nuk i ka ndaluar ata që ta mbështesin vendlindjen.

Sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes edhe në këtë periudhë, pavarësisht krizës ekonomike që e ka kapluar tërë botën.


Raporti tregon se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 remitencat janë rritur dukshëm krahasuar me tremujorët tjerë nga viti 2019.

Në tremujorin e parë të këtij viti, remitencat kishin qenë më të vogla me një shumë prej 187.3 milionë euro, ndërkaq për tremujorin e dytë janë raportuar 246.2 milionë euro!

Për një shtet të varfër si Kosova, ku papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, roli i prezencës dhe remitencave në Kosovë vazhdon të jetë kyç për mirëqenien dhe ekzistimin e plot familjeve.

Në mënyrë që të nxirren statistika më të sakta sa i përket ndihmës së diasporës gjatë këtyre muajve në Kosovë dhe lidhshmërisë së tyre me vendlindjen e familjen, hulumtuesit kanë përgatitur një anketim të cilin mund ta plotësoni duke klikuar KËTU dhe duke e ndarë përvojën tuaj.