LAJMI I FUNDIT:

Diaspora kosovare shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Diaspora kosovare shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kosova ka shumë mundësi dhe potenciale për të thithur investime e mërgatës së Kosovës, e cila në vitet e fundit po kryen shumë punë në shumë vende ku ajo vepron.

Ismet Smajli nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës, tha se sot rrejti vepron në shumë vende të botës.


“Tani kemi shumë biznese dhe vazhdimisht po rritet numri i anëtarëve në rrjetin tonë. Tani jemi prezentë në të gjitha kontinentet. Tani është koha që të kemi edhe takime digjitale dhe të kursejmë kohën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Smajli tha se ka shumë interesim të bizneseve shqiptare për të qenë pjesë e rrjetit. “Në takimin që e kemi pasur në Nju Jork, kemi pasur mbi 1 mijë përfaqësues të bizneseve shqiptare. Edhe në Prishtinë kur e kishim takimin pati shumë interesim”, deklaroi ai.

Sipas tij platforma do të ndihmojë shumë që bizneset, sidomos ato që janë profesionale.

Kurse Diedon Kita nga “Fingermarket”, e cila do të realizoj platformën digjitale, tha se projekti do të ndihmojë që të jetë një urë lidhëse për bizneset. “Jemi të kënaqur që Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës na ka përzgjedhur neve të realizojmë këtë projekt”, tha ai.

Kita bëri me dije se kjo platformë do të lehtësojë shumë komunikimin e bizneseve shqiptare. /Telegrafi/