Diaspora e fuqishme e Marokut - dhjetë lojtarë nga formacioni startues kanë lindur jashtë vendit


Kombëtarja e Marokut ka hyrë në histori të Kupës së Botës me një rekord të pazakontë në ndeshjen ndaj Brazilit (1-1).
Për herë të parë në historinë e turneut, një ekip kombëtar zbriti në fushë me një formacion titullar të përbërë tërësisht nga 10 lojtarë të lindur jashtë vendit që përfaqësojnë.
Në barazimin 1-1 ndaj Brazilit, përzgjedhësi Mohamed Ouahbi aktivizoi 11-she startuese ku vetëm një prej futbollistëve kishte lindur në Marok. Bëhet fjalë për mesfushorin, Azzedine Ounahi e lindur në Casablanca, që aktualisht luan te Girona.

Portieri Bono ka lindur në Montreal të Kanadasë, ndërsa mbrojtësit Noussair Mazraoui dhe Achraf Hakimi kanë lindur respektivisht në Leiderdorp të Holandës dhe Madrid të Spanjës. Në repartin defensiv ishin gjithashtu Issa Diop nga Toulouse i Francës dhe Chadi Riad nga Palma e Spanjës.
Mesfusha përbëhej nga Neil El Aynaoui, i lindur në Nancy të Francës, dhe talenti 18-vjeçar Ayyoub Bouaddi, i lindur në Senlis të Francës.
Në sulm luajtën Brahim Diaz nga Malaga e Sapanjë, Bilal El Khannouss nga Molenbeeku i Belgjikës, dhe Ismael Saibari nga Terrassa e Spanjës.

Edhe Chemsdine Talbi nga Sambreville e Belgjikës dhe Samir El Mourabet nga Strasburgu i Francës, që u futën në lojë, po ashtu janë nga diaspora marokene.
Ky fakt pasqyron ndikimin e madh që diaspora marokene ka pasur në zhvillimin e futbollit të vendit gjatë viteve të fundit. Shumë prej yjeve aktualë të Marokut janë rritur dhe formuar në akademitë e futbollit në Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, por kanë zgjedhur të përfaqësojnë vendin e origjinës së familjeve të tyre.
pic.twitter.com/vorpsT8FQL
— Équipe du Maroc (@EnMaroc) June 14, 2026
Pavarësisht këtij rekordi unik, marokenët treguan se përkatësia futbollistike nuk përcaktohet nga vendlindja. Ata zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer ndaj Brazilit dhe morën një pikë të vlefshme në ndeshjen e parë të Grupit C. /Telegrafi/





































