LAJMI I FUNDIT:

Dialogu, letra e Scholzit, Macronit e Melonit për Kosovën dhe Serbinë dhe shtesat për Policinë e Kosovës– top lajmet e javës

Dialogu, letra e Scholzit, Macronit e Melonit për Kosovën dhe Serbinë dhe shtesat për Policinë e Kosovës– top lajmet e javës

Java që po lëmë pas në qendër të vëmendjes ka pasur takimet në Bruksel në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.

Përveç takimit të kryeministrit Albin Kurti me liderët evropianë, të premten kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni përmes një letre kanë dalë me kërkesa të drejtpërdrejta për Kosovën dhe Serbinë.


Ndërkaq, të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u dha edhe propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin, Vuçiq tha se Serbia nuk mund të pranojë pavarësinë e Kosovës

Të enjten krerët evropianë dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë takuar ndaras kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në përpjekje për të rënë dakord lidhur me dokumentin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes Bazë e që përmbante edhe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim të pranishëm ishin kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Mishel.

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin.

E sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023.

Takimi ndërmjet liderëve evropianë dhe kryeministrit Albin Kurti

Ndërkaq, vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar para mediave se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ai tha se megjithatë janë të gatshëm të pranojnë propozimin për Asociacionin.

Vuçiq tha se propozimi që ka marrë nga të dërguarit perëndimorë, i referohet ekskluzivisht formimit të Asociacionit, por se nuk mund të flasë për detajet, sepse marrëveshja është e tillë që të mos flitet.

Por, pas përfundimit të të gjitha takimeve, Josep Borrell përmes një video-adresim theksoi se Kosova dhe Serbia nuk qenë të gatshme të pajtohen me njëra tjetrën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Borrell, tha se janë shumë të shqetësuar për ngërçin në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se   sulmet e fundit terroriste të 24 shtatorit janë dënuar sërish nga Bashkimi Evropian në takimet që kanë pasur me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, e vetmja rrugë për të ecur përpara është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimeve në Bruksel, liderët evropianë me letër të përbashkët: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

Pas takimeve të së enjtes në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të premten kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor, ndërkaq Serbia realizojë njohjen de-facto.

Në letrën publike të tre liderëve evropianë të lëshuar të premten thuhet:

“Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”.

Në letrën e publikuar në ueb-faqen e Kancelarisë gjermane, liderët evropianë kanë thënë se mirëpresin angazhimin “e të dyja palëve” për themelimin e Asociacionit.

Reagime nga politika e shoqëria civile lidhur me "ultimatumin" e liderëve evropianë
Lexo po ashtu Reagime nga politika e shoqëria civile lidhur me "ultimatumin" e liderëve evropianë

“Kemi marrë parasysh komentet e bëra nga të dy liderët e Kosovës dhe Serbisë për statutin evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për zbatim. Draftstatuti që kemi prezantuar dhe e shtyjmë përpara plotësisht, përfshin një mënyrë moderne evropiane për ta trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuara nga palët”, thuhet tutje në letër.

Propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë

Të premten është mbajtur edhe mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, e në të cilën u dha propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë mbledhje njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit nëntor, transmeton Telegrafi.

“Pas shqyrtimeve dhe analizave që kemi bërë me ministritë përkatës, si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilën do ta prezantoj sot para jush. Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilat janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.

120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat, që njëherazi përbëjnë edhe numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se “kjo zgjidhje merr parasysh në veçanti situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Opozita kritikon Kurtin për shtesat e policëve: Dukshëm më të ulëta se në të kaluarën
Lexo po ashtu Opozita kritikon Kurtin për shtesat e policëve: Dukshëm më të ulëta se në të kaluarën

Kurti  pohoi se propozimi për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme.

Por, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit. RTV Dukagjini ka siguruar edhe dokumentin i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë sheshi “Skënderbeu” (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.

Edhe partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë për shtesat, duke thënë se janë dukshëm më të ulëta se në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori