LAJMI I FUNDIT:

Di Maria për ardhjen e Messit te PSG: Jam më shumë se i lumtur, është ajo që kam dashur gjithmonë

Di Maria për ardhjen e Messit te PSG: Jam më shumë se i lumtur, është ajo që kam dashur gjithmonë

Angel Di Maria është shprehur shumë i lumtur me ribashkimin e tij me Lionel Messin te klubi francez, Paris Saint-Germain.

Messi befasoi të gjithë me largimin e tij nga Barcelona, por nuk qëndroi shumë pa skuadër, pasi shpejtë nënshkroi me gjigantin parisien të Ligue 1.


Argjentinasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ndërsa fitimet e tij thuhet se shkojnë në 35 milionë euro në vit.

Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur
Lexo po ashtu Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të luajë së bashku me një rival të urryer si Sergio Ramos, një talent të madh si Kylian Mbappe dhe shumë yje tjera.

Sulmuesi 34-vjeçar gjithashtu do të ribashkohet me mikun e tij të mirë Neymar nga koha e Barcelonës dhe bashkëkombësin e tij Di Maria.

Dhe është pikërisht argjentinasi Di Maria, i cili ndihet shumë i lumtur me transferimin e Messit te PSG, teksa ka thënë se është ajo që ka dashur gjithmonë.

Messi, Ramos dhe Donnarumma erdhën falas, por kush janë dhjetë transferimet më të mëdha të PSG-së?
Lexo po ashtu Messi, Ramos dhe Donnarumma erdhën falas, por kush janë dhjetë transferimet më të mëdha të PSG-së?

“Unë jam më shumë se i lumtur”, ka thënë fillimisht Di Maria në lidhje me ardhjen e Messit.

“Gjithçka që ëndërroja ndodhi në një muaj; duke fituar Copa America dhe të qenit në gjendje të luajë me Leon në të njëjtin ekip”.

“Është ajo që kam dashur gjithmonë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori